Grimierja e famshme tregon gabimin e madh që bëjmë me makeup-in, kur mbulojmë aknet

0
277

Aknet janë pjesa më e sikletshme për të gjitha vajzat dhe shumica prej tyre zgjedhin t’i mbulojnë me makeup. Por grimierja e yjeve të Hollywood, Melissa Murdick, ka përdorur platformën e Tik Tok për të folur për mënyrën e gabuar që përdorin gratë për të mbuluar aknet me korrektor.

Ajo shpjegon se pse nuk duhet vendosur korrektor drejt e mbi akne. Kjo jo vetëm mund të ndotë komplet produktin me baktere të dëmshme, por edhe bën që rezultati final të dalë si një shtresë tjetër.

“Nëse vendosni korrektor drejt e mbi një plagë të hapur ose puçërr, po ndotni produktin tuaj. Gjithashtu po përdorni më shumë sasi nga sa ju duhet dhe do të duket me shtresa, sidomos me kalimin e orëve”, shpjegon ajo.

Ajo tregon se metoda që do të fshehë gjithçka në fytyrë është shumë e thjeshtë.

“Si fillim lani duart. Më pas vendosni një pikë të vogël korrektori në dorë dhe me një furçë të vogël merrni një sasi të vogël produkti dhe vendoseni në vendin që doni më shumë mbulim. Prisni 10 sekonda dhe merrni një furçë për të shpërndarë korrektorin me lëvizje të lehta poshtë-lart”.

Shpërndajeni kështu derisa të shihni që nis të shkrihet në lëkurë dhe më pas merruni me pjesët anësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here