E kombinuar me ngjyrën vishnje siguron një pamje të shkëlqyer, por a keni provuar ndonjëherë të vishni grinë së bashku me të kuqen? Që kur zbuluam këtë kombinim super elegant, nuk mund të rrimë pa e provuar.
Nga njëra anë, është grija me nuancat e saj të matura, elegante dhe të rafinuara, nga ana tjetër është e kuqja, një ngjyrë shumë më e guximshme që ndihmon për t’i dhënë një shpërthim energjie çdo veshjeje.
Kjo dyshe e papritur është një bombë e vërtetë, ofron mundësi të pafundme stilimi, është shumë e përshtatshme në jetën e përditshme, por gjithashtu mund të jetë një ndihmë e madhe në kombinimin e veshjeve më të sofistikuara për t’u veshur edhe në mbrëmje.
Dhe këto janë tre arsye të mira për të filluar të visheni vetëm në gri dhe të kuqe nga agimi deri në muzg.
Por për t’i përshtatur ato në mënyrë të përsosur mund të frymëzoheni nga trendistët që na ofrojnë shumë ide interesante!
Për një pamje të rafinuar dhe jo të mërzitshme, mjafton një xhaketë sportive gri oversize, e veshur me një bluzë të bardhë të thjeshtë, një palë pantallona të kuqe dhe disa aksesorë të zinj.
Duke qenë se ky është sezoni i fustaneve të thurura, zgjidhni një fustan gri të thurur me gjatësi midi dhe vishni me një jakë të bardhë poshtë, nëse jeni veçanërisht të ndjeshme ndaj të ftohtit dhe një rrip që shënjon belin. Këpucë argjendi dhe çorape të kuqe të ndezura!
Për një pamje më sportive, mund të filloni me një jelek gri të thurur dhe një palë xhinse në të njëjtën ngjyrë. Shtoni një këmishë blu të çelët, një çantë të kuqe dhe atletet tuaja të preferuara dhe do të keni një pamje perfekte për kohën e lirë, apo momentet e relaksit.
Grija dhe e kuqja shkojnë shumë mirë kombinuar me të zezën. Provoni, për shembull, një fund gri, me një bluzë të bardhë, xhaketë sportive të zezë dhe aksesorë të kuq. Kombinime si këto janë një zgjedhje fituese në çdo rast.
Dhe për një veshje edhe më formale, vishni një pallto ngjyrë gri me kuadrate me pantallona të përshtatshme. Kompletoni me një golf të kuq, këpucë të zeza dhe çantë të zezë dhe do të keni një kombinim elegant dhe të rafinuar.