Granit Xhaka i gatshëm për Anglinë, lë prapa lëndimin

0
120

Granit Xhaka do të luajë kundër Anglisë në çerekfinalen e EURO 2024-shit të shtunën.

Kapiteni i Zvicrës është ndër lojtarët më të spikatur të këtij Evropiani, duke e udhëhequr Zvicrën deri në këtë pikë me performancat e tij vendimtare.

Sidoqoftë, ai këto ditë dyshohej për një lëndim të muskulit ngjitës, mirëpo tani gjithçka është qartësuar pasi ka skanuar atë pjesë të trupit.

Ky po që është stinori i karrierës së shqiptarit të Zvicrës që sivjet po ashtu bëri histori me klubin e tij, Bayer Leverkusen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here