Grabitje e armatosur në pompën e derivateve në Prizren, vidhen 3 mijë euro

0
531

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dy ankues meshkuj kosovarë kanë informaur se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në një pompë të derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 00:50 në fshatin Piranë të Komunës së Prizrenit.

Nga policia kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Piranë, Prizren 04.07.2022 – 00:50. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here