Goditja e radhës e Newcastle, tjetër përforcim super pas Tonalit

0
277

Newcastle siguron shërbimet e Harvey Barnes. Bardhezinjtë, që këtë sezon do të garojnë në grupet e Champions League, kanë zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të majtë nga Leicester City.

Akordi është arritur mbi bazën e 44 milionë eurove. 25-vjeçari ka firmosur për pesë vite me klubin e Premier League. Barnes është përforcimi i dytë për skuadrën e Eddie Howe, pas Sandro Tonalit (Milan).

Newcastle bleu edhe kartonin e 19-vjeçarit Yankuba Minteh për 8 milionë euro nga danezët e Odenes, por e ka huazuar sulmuesin afrikan te Feyenoordi.

Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e Harvey Barnes nga Leicester City për një marrëveshje pesëvjeçare. Mirë se vini në Neëcastle United, Harvey!”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit.

Barnes, debutoi me kombëtaren e Anglisë tri vite më parë. Sezonin e kaluar ai shënoi 13 gola në Premier League me Leicesterin, që gjithsesi nuk mjaftuan për të siguruar shpëtimin e “Dhelprave”./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here