Gjykata Temelore në Prizren, njofton qytetarët se nga sot mund të marrin shërbime në objekitin e Divizionit Civil, afër ATK-së

0
261

Gjykata Themelore në Prizren, përmes një njoftimi për media njofton të gjitha palët që marrin shërbime në Gjykatë, se tashmë objekti i ri i Gjykatës – Divizioni Civil, është funksionalizuar dhe është në shërbimm të qytetarëve.

Objekti ku funksionon Divizioni Civil. Gjendet në rrugën “William Wallker”, (afër ATK-së dhe Qendrës së Qendrës së Regjistrimit në Automjeteve MPB-së).

Nga sot, 10 janar 2023, të gjitha palët dhe qytetarët për të marrë shërbime nga Divizioni Civil, duhet të drejtohen në këtë objekt, ku tashmë është funksionalizuar në tërësi dhe ofron shërbime administrative duke filluar nga Zyra e pranimit, Zyra për Menaxhimin e lëndëve civile dhe nëntë (9), Gjyqtarë të Divizionit Civil së bashku me stafin përcjellës.

Të gjitha seancat Civile do të vazhdojnë të mbahen në këtë object, që ka dy (dy) salla të Gjykimit dhe 16 (gjashtëmbëdhjetë) zyre.

Gjithasjtu, njoftohen të gjitha palët se katër (4) gjyqtar të Divizionit Kundërvajtjes dhe shërbimet tjera administrative nga Divizioni i Kundërvajtjes, tashmë ofrohen në objektin e Gjykatës Themelore në Prizren që gjendet pranë Prokurorisë Themelore dhe Stacionit të Policisë në rrugën “William Walker”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here