Gjykata Komerciale rrëzon vendimin që pezulloi punimet në Rrugën A

0
205

Është rrëzuar aktvendimi i Dhomave të Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale për pezullimin e punimeve në rrugën “A”.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet janë aprovuar si të bazuara ankesat e të paditurës, OSHP’së dhe palëve të interesuara Komuna e Prishtinës dhe operatorit ekonomik “Sallahu”.

Ndërkaq, është refuzuar si e pabazuar kërkesa e paditësit “PRO& CO Group” Sh.P.K për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të datës 19 prill 2023.

“APROVOHEN si të bazuara ankesat e të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit me seli në Prishtinë, dhe palëve të interesuara Komuna e Prishtinës, me seli në Prishtinë dhe O.E. “Sallahu” SHPK me seli në Kaçanik, NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative, KA.nr.181/23 i datës 30.11.2023 ashtu që vendoset si në vijim: REFUZOHET si e pabazuar kërkesa e paditësit “Pro & CO Group” Sh.P.K, me seli në Graçanicë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit PSh.nr.144/23 të datës 19.04.2023 të Organit Shqyrtues të Prokurimit”, thuhet në aktvendim.

Në njoftim thuhet se “kundër këtij aktvendimi në afatin ligjor ka paraqitur ankesë i padituri Organi Shqyrtues i Prokurimit, për shkak të: shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe aplikimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozim që gjykata të aprovoj ankesën si të bazuar, të ndryshohet aktvendimi nr. KA.nr.181/23 i datës 30.11.2023 ashtu që të refuzohet si e pabazuar kërkesa e paditësit “Pro & CO Group”, Sh.p.k, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të paditurës PSh. nr. 144/23 të datës 19.04.2023”.

Kundër aktvendimit të Dhomave të Shkallës së Parë, ankesë kanë parashtruar edhe komuna e Prishtinës dhe operatori ekonomik “Sallahu”.

“Ankesë kundër aktvendimit KA.nr.181/23 të datës 30.11.2023 të Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative kanë parashtruar edhe palët e interesuara Komuna e Prishtinës dhe Sallahu Sh.p.k (tani e tutje palët e interesuara). Komuna e Prishtinës aktvendimin e ka goditur për shkak të konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, zbatimit të gabuar të drejtës materiale dhe shkeljes së dispozitave të procedurës, ashtu që ka propozuar që gjykata të aprovojë ankesën si të bazuar, të ndryshohet aktvendimi nr. KA.nr.181/23 i datës 30.11.2023 ashtu që të refuzohet si e pabazuar kërkesa e paditësit “Pro & CO Group”, Sh.p.k, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të paditurës PSh. nr. 144/23 të datës 19.04.2023. Ndërsa, pala tjetër e interesuar Sallahu Sh.p.k ankesën e ka parashtruar për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të drejtës materiale, me të cilën ka propozuar që të aprovohet ankesën si e bazuar, të prishet anulohet aktvendimi KA.nr.181/23 i datës 31.11.2023 i Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë-Departamenti për Çështje Administrative.”

Po ashtu, në aktvendim thuhet se Dhomat e Shkallës së Dytë vlerësojnë se qëndrimi dhe përfundimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është i drejtë dhe si i tillë nuk mund të pranohet.

“Kolegji i Gjykatës Komerciale – Dhomat e shkallës së dytë, nisur nga kjo gjendje e çështjes, vlerëson se përfundimi dhe qëndrimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është i drejtë dhe si i tillë nuk mund të pranohet, pasi që aktvendimi i atakuar është i përfshirë me shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore të nenit 181 par.1 e lidhur me nenin 182 par. 2 pika (n) të LPK-së, për shkak se aktvendimi i atakuar përmban të meta pasi që arsyet për faktet vendimtare janë të paqarta dhe kontradiktore”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here