Gjykata Komerciale i jep të drejtë Telekomit për 13 milionë euro në rastin me Z-Mobile

0
221

Rrafsh 13 milionë euro, kompania Dardafon mund të detyrohet t’ia kthejë Telekomit, për rastin gjyqësor me Z-Mobile.

Dhoma e shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale e ka kthyer në rivendosje urdhërin përmbarimor në rastin Z-Mobile, pas ankesës së Telekomit me arsyetimin se urdhëri përmbarimor ka pasur mangësi ligjore.

Nëse rasti shkon në favor të Telekomit edhe në rivendosje në shkallën e parë, atëherë ndërmarrjes mund t’i kthehen plot 13 milionë euro nga borxhi ndaj Z-Mobile.

Në total, detyrimi i Telekomit ndaj Z-Mobile që rrjedh nga vendimi i arbitrazhit është 24 milionë e 684 mijë euro.

Buletini Ekonomik ka siguruar një kopje të këtij vendimi, i cili nga kryesindikalisti Lamih Balaj po shihet si “vendosje e drejtësisë në vend”.

“Aprovohet e themeltë ankesa e debitorit “Telekomi i Kosovës sh.s me seli në Prishtinë, PRISHET aktvendimi i Gjykatës Komerciale – Dhoma e shkallës së parë KPPP.nr.199622 të dt. 27.10.2022 në pikën II dhe III të dispozitivit dhe çështja në këtë pjesë i kthehet Gjykatës Komerciale – Dhomave të shkallës së parë në shqyrtim dhe rivendosje”, thuhet në dispozitivin e këtij aktvendimi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sindikatës së Telekomit në faqen e tyre në facebook.

“Krimit dhe zhvatjes po i vie fundi sepse drejtësia gjithmonë triumfon”, thuhet në postim, teksa është bashkangjitur faqja e parë e këtij aktvendimi.

Në aktvendim ndër të tjera thuhet se pasi lënda të kthehet në shkallën e parë duhet të kryhet një ekspertizë financiare lidhur me pretendimet e Telekomit për 13 milionë euro. /Buletini Ekonomik

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here