Mungesa e punëtorëve në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohëve, sipas një studimi të ri.
Vendet e lira të punës të paplotësuara janë rritur me më shumë se 30 për qind nga viti në vit, ndërsa nivelet e papunësisë po bien, zbulon studimi nga Qendra e Kompetencës për Sigurimin e Punëtorëve të Aftë (KOFA) të IW.
Tregu gjerman aktualisht është më i synuari në Evropë për punëtorët nga rajoni i Ballkanit por edhe më gjerë.
Ky treg aktualosht kërkon mbi 2 milionë punëtorë në sektorë të ndryshëm derisa ekspertët e punësimit thonë se nevoja në 5 vitet e ardhshme do të vijë vetëm në rritje.
“Kjo që vëmë re, në ndryshim nga vitet e fundit shikojmë që Gjermania po kërkon edhe punonjës të pakualifikuar, me një arsim të thjeshtë. Pra nëse deri dje kërkonin mjekë, infermierë apo pozicione inxhinierike, kjo shifër e madhe lidhet fort tashmë me nevojën për punonjës të thjeshtë si mekanikë të thjeshtë, ekektriçistë të thjeshtë, punonjës transporti, shoferë, punëtorë ndërtimi, fasonerie, fabrike dhe një sërë pozicionesh të tjera, ku nuk kërkohet kualifikim i lartë. Shikojmë se edhe gjuha gjermane nuk po kërkohet më, nuk është më kriter për të marrë vizën e punës. Po shkojmë drejt faktit që një shqiptar mjafton të ketë dëshirë të punojë dhe mund t’i krijohet mundësia për të shkuar në Gjermani, tha Emin Shini, eksperte për punësim.