Pas pak çastesh në njërën nga departmamentet e Kongresit amerikan do të fillojë ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Kosovës për projektin Kompakt.
Raportohet se tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit në sallën ku do të bëhet nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, teksa ai ka sjellur ekskluzivisht marrëveshjen që do ta nënshkruajnë të dyja palët.
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar dje bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli drejt Amerikës për nënshkrimin e kësaj marrëveshje në vlerë 200 milionë dollarëshe.