Qeveria gjermane sot pezulloi procesin e dhënies së lejes për funksionimin e gazsjellësit Nord Stream 2, shkruajnë mediat në Gjermani.
“Për shkak të përshkallëzimit të konfliktit ruso-ukrainas, qeveria gjermane po ndalon procesin e miratimit të Nord Stream 2”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, shkruan gazeta gjermane Tagesspiegel, transmeton në shqip Reporteri.net.
Projekti Nord Stream II ka përfunduar, por është në pritje të një licensës pasi autoritetet gjermane kërkuan ndryshime në strukturën e pronësisë së gazsjellësit. Sipas ligjit të BE-së, një furnizues nuk duhet të jetë pronar i një gazsjellësi në të njëjtën kohë.
Pas dërgimit të trupave ruse në dy rajone të Ukrainës, brenda qeverisë gjermane, ka thirrje në rritje për të ndaluar projektin e gazsjellësit Nord Stream II, i cili supozohet të dërgojë gazin rus direkt në Gjermani dhe që aktualisht është në pritje të një leje përdorimi. /Reporteri