Trajneri dhe analisti i rregullt i emisionit “VAR” në Tëvë1, Robert Gjeraj ndjehet i brengosur me lojtarët që janë në medyshje (të zgjedhin apo jo Kosovë). Gjeraj ndër të tjera shprehet se thirrja nga atdheu nuk duhet të refuzohet.
“Me brengose dhe me befasojnë lojtarët që nuk zgjedhin Kosovën. Dikush e ka pas ëndërr dhe njëri nga ta jam unë, kur me ka ftu profa (Malsor Gjonbalaj) te Kosova unë s’kam mujt me flejtë. Mirëpo për këta lojtarë që refuzojnë Kosovën, me brengosin me së shumëti, edhe e refuzojnë edhe qesin kushte dhe kur disa vijnë kërkojnë me lujtë. Unë thirrjen nga Kosova e shoh si në luftë, nëse të thërrasin duhet të jesh i gatshëm, pasi që edhe sporti është një luftë në vete, jo të thërret atdheu dhe me pas zgjedh një shtet tjetër”, tha Gjeraj.