“Gëzuar 2025”, Komuna e Prizrenit në mes të verës, bën gati tender mbi 160 mijë euro për festat e fundvitit

0
126

Komuna e Prizrenit ka hapur dy tendere që kanë të bëjnë me festat e fundvitit. Edhe pse na ndajnë pesë muaj deri atëherë kjo komunë ka vendosur që t’i nis përgatitjet qysh tani. Dy njoftimet për kontratë që u publikun dje kapin shifrën prej 168 mijë euro, ndonëse vitin e kaluar kjo komunë kishte shpenzuar 46 mijë euro për dekorimin e qytetit.

Kuvendi Komunal i Prizrenit, ka hapur tender për “Dekorimi i qytetit për festat e fund vitit“, në vlerë prej 90 mijë euro.

Njoftimi për kontrata u dha dje 02.07.2024 ndërsa ofertat do të pranohen deri me 24.07.2024.

Në dosjen e tenderit theksohen edhe pjesët e qytetit që do të dekorohen:

Dekorimi i qytetit për festat e fund vitit: Sheshi i Shatërvanit , Sheshi i Dëshmorëve  kalaja  rruga ‘Remzi Ademaj’  rruga ‘Shuaip Spahiu’  rruga ‘Adem Jashari’  parku te qafa e kishës, shtrati i lumbardhit & ura e arastës oborri te shtëpia e bardhë rrethi në bazhdarhane.

Kjo komunë ka planifikuar të shpenzoj mbi 78 mijë euro edhe për një kontratë tjetër që ka të bëj me të njëjtin arsyetim.

Tenderi “Ndërtimi i shtëpizave për festat e fundvitit “, u hap po ashtu dje.

Në dosje theksohet se do jenë 8 copa shtëpiza të Tipt A dhe 7 copë të Tipit B.

Furnizimi, ngarkimi, transporti, shkarkimi, përpunimi, montimi, vendosja dhe përforcimi i shtëpizave nga druri (dhe të gjitha elementeve përcjellëse). Shtëpizat e drurit Tipi A:(me destinim të ndryshëm), 8 copë me dimensione 200x200x230cm, të cilat do të jenë me konstruksion druri dhe elemente çeliku me mveshje nga druri i bungut“, thuhet në njoftim.

Për zbukurimin e qytetit të Prizrenit për festat e fundvitit komuna në vitin 2023 kishte ndarë një shumë në vlerë prej 46.836 mijë euro.

/Insajderi.org/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here