Gashi i LDK-së tregon se a do të votojnë sot marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

0
181

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votimin e asnjë marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvend, nëse partia në pushtet nuk zhbllokon mjetet vetanake të Komunave të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

E gjatë ditës së djeshme, Qeveria bëri plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin, me çka i hap rrugë zhbllokimit të të hyrave vetanake të komunave, të mbetura përgjatë viteve të kaluara.

Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha për Sinjalin se meqë në seancën e sotme të Kuvendit pritet të hyjë në rend dite edhe Ligji për Buxhetin dhe me kalimin e tij në dy leximet, do të votojnë më pas marrëveshjet ndërkombëtare.

Sot pritet me hy në rend dite Ligji për Buxhetin, me ndryshu, me kalu në dy lexime edhe besoj që gjithçka është në rregull edhe me marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Gashi.

Ndryshe në seancën e dytë plenare gjatë ditës së sotme, janë në rend dite pesë marrëveshje ndërkombëtare.

Kuvendi sot me dy seanca plenare, shqyrtohet Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme

https://sinjali.com/kuvendi-sot-me-dy-seanca-plenare-shqyrtohet-projektligji-per-zgjedhjet-e-pergjithshme/embed/#?secret=ERkOgxzdJ0#?secret=QEHJozCMPQ

Kujtojmë se LDK-ja pati paralajmëruar se puna e tyre e rregullt si opozitë do të vijonte vetëm kur të plotësohej kushti i tyre për zhbllokimin e mjeteve vetanake të Komunave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here