Gabimet që bëni me barnat që e dëmtojnë rëndë shëndetin

0
399

Njeriu ka tendencën që në disa raste shëndetësore në dukje të lehta, të veprojë me “kokën e tij”.

Por keqpërdorimi i internetit për t’u vetëdiagnostikuar apo përdorimi i gabuar e pa kriter i disa barnave është në dëm të shëndetit.

Në këtë artikull do të mësoni për gabimet që bëjnë njerëzit në përdorimin e medikamenteve.

Marrja e qetësuesve nëse vuani nga urthi

Njerëzit që vuajnë nga urthi nuk duhet të marrin barna qetësuese siç është valiumi.

Barna të tilla rrisin gjasat e shfaqjes së urthit gjatë natës me 50 përqind

Marrja e aspirinës çdo ditë pa këshillën e mjekut

Disa njerëz nuk duhet të marrin aspirinë çdo ditë pa këshillën e mjekut.

Kjo për arsyen se aspirina mund të shkaktojë gjakderdhje në stomak.

Aspirina rekomandohet për njerëzit që kanë rrezik të lartë të atakut në zemër dhe iktusit.

Heqja dorë nga ilaçet e ankthit krejt papritur

Nëse keni marrë prej shumë kohës medikamente kundër ankthit, nuk rekomandohet që të lini kurën krejt papritur.

Flisni me mjekun që të ulë dozën në mënyrë graduale.

Në të kundërt, mund të përballeni me komplikacione të ndryshme siç janë konvulsionet.

Përdorimi i antibiotikëve të vjetër për një infeksion të ri

Nëse në shtëpi keni antibiotikë të një kure të mëparshme dhe dëshironi t’i përdorni ato për një infeksion të ri, jeni dyfish gabim.

Së pari, përderisa ju kanë mbetur antibiotikë, atëherë nuk e keni përfunduar kurën e parë.

Së dyti, antibiotikët janë shumë specifikë kundër infeksioneve të ndryshme.

Përdorimi i gabuar e përkeqëson situatën.

Kalciumi në stomak të thatë

Në shumicën e suplementëve, kalciumi është në formën e kripës.

Stomaku ka nevojë për sasi të mëdha të acidit hidroklorik për të shpërbërë kalçiumin, ndaj suplementët duhen marrë gjatë vaktit.

Ushqimi do të nxisë stomakun të prodhojë më shumë nga acidi i nevojshëm.

Vetëdiagonistikimi

Kur vjen puna tek infeksionet, sidomos ato urinare, gratë dhe vajzat bëjnë gabimin që përpiqen të japin një diagnozë të pakëshilluar me mjekun.

Por infeksionet në zonat intime janë të ndryshme dhe një infeksion i thjeshtë në dukje mund të jetë diçka më serioze në të vërtetë.

Përpara se të arrini në konkluzione të gabuara, kujdesuni të flisni me mjekun sa më parë./AgroWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here