Rënia e Rubles Ruse, bllokimi i tërheqjes së kursimeve për qytetarët, vetem deri ne 10 mijë euro edhe nëse qytetari i posedon 1 apo 2 milion në bank do të ngjall reagime nga biznismetnat dhe miliarderët rus.
Sot edhe Kina i tha jo dërgimit të pjesëve për aeroplan në Rusi, kjo dëshmon qartë se edhe Kina u rendit me perëndimin ndoshta shkaku ekonomis kineze të varur nga perëndimi, apo mos hyrja në konflikt me perëndimin nuk dihet. Por një gjë është e sigurt, Putini e ka humbur këtë luftë dhe pushtetin, por sa do të zgjas kjo mbetet të shihet.
Mendoj se ka mu mundu me depërtu në qytete me fut panik në qytetar e me bo lufte nëper qytete por prapë se prapë këtë e ka humb. Lufta ekonomike po luhet nga të mëdhenjët e po e han populli i Ukrainës, kurse fundi i Putinit në fund do të del plan i hartuar mirë nga Cia.
Deri më sot shërbimet sekrete të huaja, sidomos Cia ka dal shume e saktë me situatën atje, kurse Bideni shumë mirë i shtrëngoj disa lider evropian pro Rus si Makroni, Shulzi e disa të tjerë. Me amerikën ska hajgare, o me amerikë, o kundër saj, ska lojna me to!
Lufta për tregun e naftës e ka një qëllim: çmimin dhe burzen me kontrollu USA dhe me dominu në këte aspekt ne botë, Kina prapë të mbetet prodhues i tekonologjisë, e materialit kinez me ekonomi të mvarur nga exporti, kurse Rusia e Putinit me fjalë e lavde e propagande po mundohet me shantazhu perëndimin rreziku më i madh që mundet me bo Putini është me përdor armë nukleare me sasi të vogla deri në 50 kilometer katror që bëjnë dëm por nese e përdor këtë kah fundi atëherë rrezikohet të sulmohet me armë nukleare komplet Rusia nga Amerika dhe perëndimi e që Amerika e Nato do ta ketë përkrahjen e OKB e Kines e që besa e të shumë shteteve që mbaheshin aleat të Rusisë dhe për fund mos harroni se vetëm 9 shtete kan koka nukleare.
Pro Ruset në ballkan po mundohen me media e panik te qytetarët e rritje të çmimeve me bo propagandë që ska sasi vaj miell e sende ushqimore. Rusia i ka bo me limit me i ble krejt sendet neper dyqane më e keqja është që edhe barnat esenciale i kan mangu rusët kështu që kjo luftë sa do që zgjat më shumë aq më shumë e dobëson Putinin dhe shumë shpejt mundet me ra nga pushteti mendoj që maksimumi mundet me përballu deri në vjeshtë.
Rusia e ndaloi eksportin e grurit lulediellit e shumë produkteve të veta. Pa panik popull, ngritja e disa çmimeve nga eksporti është nga rritja e çmimit të energjisë elektrike në rajon dhe ngritja e çmimit të naftës dhe pak shtete mund t’iu dalin në ballë qytetarëve me ulje të taksave doganore të eksportit sepse ekonomikisht krejt jan borgj në FMN e banka tjera. Ne si vend i varfër duhet këtë vit të mbjellim më shumë grurë e produkte vendore me qëllim që më pak të importojmë e ta ngrisim prodhimin vendor.
Shkruan: Valon KURTAJ
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online