Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, në të njëjtën mënyrë si për shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, thuhet në një deklaratë të Ministrisë për Evropën dhe Politikë të Jashtme e Francës. Në komunikatën e së shtunës, ky shtet ka kërkuar nga Kosova reformat në sundim të ligjit e mbrojtje të minoriteteve si dhe e ka përmendur dialogun me Serbinë si kusht kyç për afrim me Evropën.
Në thirrjen për Kosovën, Franca ka thënë se “do ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën në këto sfera”.
“Kosova, sikur Serbia, duhet të angazhohet me përgjegjësi e konstruktivitet në dialog me synim të normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është kusht thelbësor për afrimin evropian të të dyja vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.
Kosova aplikoi të enjten për pranim në Bashkim Evropian.
Franca e njeh Kosovën, por ka qenë një prej shteteve që ka bllokuar procesin e liberalizimit për kosovarët./Koha