Një grup prej 10 veteranësh të forcave të operacioneve speciale po organizohen në Poloni dhe po përgatiten të kalojnë në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve “në mbrojtjen e njerëzimit”, sipas BuzzFeedNews.
Grupi, i përbërë nga gjashtë shtetas amerikanë, tre britanikë dhe një gjerman, janë të trajnuar nga NATO dhe me përvojë në luftime të ngushta dhe kundër terrorizmit. Ata duan të jenë ndër të parët që do t’i bashkohen zyrtarisht Legjionit të ri Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës që Zelensky shpalli të dielën.
Grupi pritet të udhëhiqet nga dy ish-oficerë të këmbësorisë amerikane.
Gjithçka ndodh teksa presidenti Zelensky i bëri apel të gjithëve që të shkonin për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus. Më herët, BE njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me avionë gjuajtës dhe jo vetëm me municione duke bërë që konflikti të marrë një kthesë të fortë. /abcnews.al