Foda më 20 mars publikon listën e Kosovës për sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë

0
65

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, pritet që më 20 mars ta bëjë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Sllovakisë.

Përballja mes Kosovës dhe Sllovakisë do të zhvillohet më 26 mars në Bratislavë, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” ndodhen vetëm dy ndeshje larg një kualifikimi historik në Kampionatin Botëror, prandaj kjo konsiderohet një nga listat më të rëndësishme që nga ardhja e trajnerit gjerman në krye të Kombëtares.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë finalen e play-offit, ku do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë.

Finalja e play-offit do të zhvillohet më 31 mars, ndërsa nëse Kosova arrin të kalojë në këtë fazë, ndeshja vendimtare do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sa i përket listës së futbollistëve, nuk priten shumë ndryshime nga grumbullimet e fundit. Megjithatë, Kosovës do t’i mungojë kapiteni Amir Rrahmani, i cili është i lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për këtë sfidë.

Nga ana tjetër, Ilir Krasniqi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen, pavarësisht një dëmtimi të pësuar disa ditë më parë.

Mungesë pritet të jetë edhe sulmuesi i Rubin Kazanit, Dardan Shabanhaxhaj, i cili ishte ftuar për herë të parë në Kombëtare, por një lëndim i fundit do ta mbajë jashtë këtij grumbullimi.

Përfaqësuesja e Kosovës do të nisë grumbullimin më 23 mars, ku do të fillojë përgatitjet për sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here