Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka përfunduar sot deklarimet përmbyllëse në gjyqin që po i bëhet ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, shkruan Express.
Misetic në fund të fjalës së tij ka kërkuar nga gjykata që të shpallin pafajësinë për të gjitha akuzat sa i përket Hashim Thaçit.
“Të nderuar gjykatës, ju lutem, shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat”, ka deklaruar Misetic.
Ai gjithashtu ka falendëruar të gjithë për bashkëpunimin, përfshirë prokurorinë e Hagës.
Pas Misetic, fjalën në seancën e sotme e ka marrë avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Rodney Dixon.















































