Fituesi i Big Brother 6 “ngre në qiell” këtë banor: Duhet të fitojë, është djalë i respektueshëm!

0
280

Mëngjesin e ditën së sotme ishte i ftuar në “Wake Up”, Anaid Kaloti, i cili ka bërë një analizë të rrugëtimit të gjashtë banorëve që kanë ngelë në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Fituesi i BB6 u shpreh se ai ka dëshirë që këtë edicion të tretë të reality show-t t’a fitojë Meriton Mjekiqi.

Sipas tij, ai ka një kauzë shumë të rëndësishme dhe njerëzit ndonjëherë duhet t’a vendosin veten në vendin e tij.

Kaloti gjithashtu komentoi edhe lidhjen e dashurisë mes Meritonit dhe Ilnisa Agollit, për të cilën tha se ‘është më e bukura që ai ka hasur në vitin 2024’.

“Meritoni super djalë, më pëlqen shumë.

Ka ardhur në shtëpinë e Big Brother me një kauzë shumë të fortë me vete.

Ka një fëmijë, unë personalisht do të doja të fitonte Meritoni, me thënë të drejtën.

Sepse nganjëherë ne duhet të fillojmë të bëjmë disa llogari që të vendosim në plan të parë disa gjëra që nëse do i kishim në jetë tonë, do ti kishim shumë të rëndësishme.

Sepse si tha njeriu me mend ‘provoje njëherë në trupin tënd se sa të dhemb’.

Është djalë i mirë, shumë i respektueshëm me gocat dhe gratë, pavarësisht se historia e dashurisë Meriton-Ilnisa shiti më shumë se historia e dashurisë Heidi-Romeo.

Edhe pse këta janë më të rinj dhe të bukur, ata janë më të sinqertë.

Meritoni ka një gjë që e pengon për shembull, që nuk njeh njeri në Shqipëri që të dalë e të flasë mirë për të.

Meritoni është në një habitat ku nuk është i veti.

Është në një habitat ku flitet gjuha e tij, por që shumica e njerëzve të tjerë kanë disa favore përpara tij.

Si një nga dashuritë më të bukura që kam hasur në vitin 2024 përpara syve të mi.

Nuk është se kam takuar ndonjë çift tjetër që të më bëjë më shumë përshtypje sesa Ilnisa dhe Meritoni.

Ilnisa po e shijon shumë se duket si një adoleshente që i rreh shumë zemra sa herë i afrohet.

Meritoni në krahun tjetër ka nevojë për këtë maturinë dhe pjekurinë e Ilnisës.

Plotësojnë shumë mirë njëri-tjetrin.

Mendoj që Meritoni ndihet si i tradhtuar pasi nuk doli si finalisti i dytë.

Mbrëmë po thoshte se ka bërë shumë për të ardhur deri këtu”, tha Anaidi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here