Fiksimi i djalit të Ancelottit, Real Madrid gjen pasardhësin e Luka Modric në Itali

0
389

Luka Modric dhe Toni Kroos pritet të largohen nga Real Madrid në verën e vitit të ardhshëm, atëherë kur u përfundon kontrata me “Los Blancos”. Ndërkohë që pasardhësi i yllit gjerman ndodhet në ekip (Eduardo Camavinga) zëvendësuesi i kroatit do të vijë nga kampionati italian.

I përzgjedhuri i Carlo Ancelottit është Fabian Ruiz, të cilin e ka pasur lojtar gjatë kohës që drejtoi Napolin (korrik 2018-dhjetor 2019). Mesfushori spanjoll është i preferuari i madh i Davide Ancelottit, djalit dhe ndihmësit të trajnerit italian.

Il Mattino shkruan se Fabian Ruiz është takuar me presidentin e Napolit, të cilit i ka bërë të ditur se do të respektojë kontratën me klubin italian (deri në 2023) për t’u transferuar më pas në Madrid.

26-vjeçari luan me Napolin prej verës së vitit 2018, kur u ble nga Real Betis për shumën e 30 milionë eurove. Mesfushori ofensiv numëron 15 ndeshje dhe një gol me kombëtaren spanjolle.

Emri i tij është lidhur edhe me Barcelonën në të kaluarën, por e ardhmja e tij do të jetë në “Santiago Bernabeu”, për të provuar një tjetër aventurë me Ancelottin si trajner./SS

Leave a Reply