Fevziu: Njerëz të rëndësishëm të politikës së Kosovës iu thonë të huajve që të mbajnë në Hagë ish-krerët e UÇK-së

0
203

Gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu, ka thënë se ka informacione se persona të rëndësishëm të politikës në Kosovë u thonë ndërkombëtarëve që t’i mbajnë në Hagë ish-krerët e UÇK-së.

Fevziu në një intervistë për Euronews ka thënë se ka informacione që “njerëz të rëndësishëm të politikës në Kosovës iu thonë ndërkombëtarëve që po u kthyen ata të katërt [Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi], Kosova s’ka qetësi”.

“Unë kam një informacion që mund ta bëjë publik që më ka ardhur nga nivele të larta ndërkombëtare, diplomatike, që njerëz të rëndësishëm të politikës së Kosovës iu thonë ndërkombëtarëve që po u kthyen ata të katërt, Kosova s’ka qetësi. Çfarë do me thënë kjo, pse për qetësinë e Kosovës, qetësinë e katër vetave dhe qetësinë e një njeriu që mendon se është në krye të vendit do të sakrifikohen katër njerëz që e kanë sakrifikuar jetën një herë për Kosovën… Në kuptimin politik, pra ideja është na mbani ata brenda që të jemi një çik më rehat këtej. Kjo është cinike. Nuk mund ta bëj publik emrin, sepse personi që ma ka thënë në konfidencë ka qenë njeri i bisedimeve.” – ka thënë Fevziu në “Review” të Euronews.

Më tej, ai ka akuzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani për qasjen e saj ndaj UÇK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here