Drejtori i Administratës, Edin Shehu ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me përfaqësuesit e Hidroregjionit Jugor. Shumë shërbime si pagesat e faturave të ujit, kërkesat dhe informacionet për Hidroregjionin Jugor, qytetarët e Prizrenit mund të i përfundojnë në objektin e administratës së Komunës së Prizrenit, falë bashkëpunimit dhe inicimit të marrëveshjes nga të dyja palët.
Përveç pagesave të rrymës dhe mbeturinave, që qytetarët e Prizrenit kanë mundësinë të i përfundojnë pagesat në sportel në objektin e administratës, tashmë është shtuar dhe mundësia e pagesës së ujit, pa provizion.