Samantha Ramsdell e cila është shpallur gruaja me gojën më të madhe në botë, ka treguar se njerëzit shpesh herë, tallen me pamjen e saj.
Ajo hyri në Rekordet Guinness në korrik 2021. Gjithashtu Samantha ka mbledhur mijëra ndjekës falë gojës së saj unike, e cila është 6.52 cm kur është e hapur. Fatkeqësisht, jo e gjithë vëmendja që ka tërhequr është pozitive.
Komediania, nga Maine SHBA, thotë se ajo është përballur me bullizëm për vite me radhë, që kur ishte në shkollë.
“Çdo ditë më thërrisnin ‘vajza bretkosë’ dhe më thoshin që dukem si një Pit Bull”, tha Samantha, 33 vjeç.
“Gjithmonë më pyesnin se çfarë nuk shkon në fytyrën time. Isha e pasigurt dhe mbaja gjithmonë grim në buzë për ta bërë gojën të dukej më e vogël”, u shpreh ajo.
Për fat të keq, komentet negative nuk kanë ndaluar.
“Njerëzit vazhdojnë të më thonë se jam e shëmtuar, si dhe më pyesin: ‘A është ky një filtër?’. Definitivisht kjo gjë nuk është e mirë për shëndetin tim mendor. Unë prirem t’i injoroj ose t’i bllokoj ato, por mund të jetë e vështirë t’i injorosh. Kam mësuar të pranoj veten time atë çfarë më bën unike, dhe ta përdor në avantazhin tim”, u shpreh Samantha.
Samantha filloi të postonte video në mediat sociale në vitin 2020 dhe tani fiton rreth 11,000 £ për video.
Duke folur për punën e saj, Samantha tha: Gjithmonë kam dashur të futem në komedi dhe tani është puna ime me kohë të plotë dhe bëj turne nëpër SHBA. Shpresoj se mund t’i bëj njerëzit të qeshin, të ndihen më mirë për pasiguritë e tyre dhe të kuptojnë se është fuqizuese të duash të gjitha tiparet e tua dhe t’i lëmë të shkëlqejnë. Jeta është shumë e shkurtër për t’u përshtatur dhe për të qenë dikush që nuk je. Mendoj se duhet të jemi të lumtur për veçantinë tonë.