Escobar: Nga pikëpamja e SHBA’së të dyja palët kanë shkelur Marrëveshjen e Ohrit

0
171

Emisari amerikan Gabriel Escobar ka folur edhe për deklaratat se Serbia ka shkelë Marrëveshjen e Ohrit pas votës së saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës.

Ai tha se edhe Kosova kishte detyrim nga kjo marrëveshje që të niste diskutimet për themelimin e Asociacionit, për të cilën tha se nuk e ka bërë, prandaj thotë se ose të dyja e kanë shkelë marrëveshjen ose asnjëra.

“Çfarë ju morët ishte një marrëveshje normalizimi në terma europianë që i kërkon Serbisë ta njohë integritetin territorial, sovranitetin, kontrollin administrativ. Ju njeh flamurin tuaj, diplomat, simbolet nacionale, pasaportat, dokumentet qeveritare dhe nuk i bllokon përpjekjet e Kosovës për integrime në organizata ndërkombëtare. Dhe dikush thotë që Serbia veçse e ka shkelë këtë. Por, në anën tjetër Kosova duhej të fillonte menjëherë diskutimet për Asociacionin që nuk e ka bërë. Ose të dyja janë duke e shkelur ose asnjëra”, tha ai në një takim me gazetarë.

Por, Escobar tha se në perspektivën e SHBA-së të dyja e kanë shkelë atë.

“Nga këndvështrimi ynë, deklarata politike e marrëveshjes ishte zyrtare për ta zbatuar atë, kështu që të dyja e kanë shkelë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here