Eris Sallauka zë vendin e tretë në Turneun e XI Memorial të Karatesë “Zahir Pajaziti”

0
698

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot është mbajtur Turneu i XI Memorial i Karatesë “Zahir Pajaziti”.

Në këtë turne morën pjesë klube më me emër të karatesë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pjesëmarrës në këtë turne ishte edhe Klubi i Karatesë “Drini” nga Prizreni, i udhëhequr nga trajneri i mirënjohur Muhamet Kolgeci.

Eris Sallauka, shpresa e karatesë së Prizrenit në këtë turne arriti ta zë vendin e tretë në kategorinë e tij, duke treguar perfomancë të mirë në përballje.

Sallauka pritet të nisë menjëherë javën tjetër përgatitjet, pasi do t’i ketë disa përballje të rëndësishme në fillim të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se Sallauka është i angazhuar edhe në Akademinë e futbollit në KF “Liria” nën përcjelljen e trajnerit shumë të suksesshëm, Driton Luli.

Sallauka pritet të debutojë në edicionin e dytë në ekipin nga Prizreni në kategorinë e tij./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here