Boksieri jonë, Ensar Badallaj i ka siguruar Kosovës medalje në Kampionatin Evropian U15 të boksit, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Badallaj boksoi në çerekfinale kundër izraelitit, Kikis Orel, ndaj të cilit tregoi boks fantastik përgjatë tre raundeve dhe fitoi bindshëm 5:0.
Tani, Badallaj në gjysmëfinale do ta ketë përballë një boksier ukrainas.
Po ashtu, sot boksoi edhe Flori Tabani në kategorinë deri në 60 kilogramë, por që pësoi humbje në çerekfinale kundër boksierit nga Armenia, Karapetyan Arsen.