Emiliano Martinez është shpallur portieri më i mirë nga FIFA.
Padyshim që arsyeja kryesore e dhënies së këtij çmimi për të ishin heroizmat e tij në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Ai kontribuoi me mbrojtjet e tij, sidomos ato të penaltive në çerekfinale ndaj Holandës dhe në finale ndaj Francës, që Albicelestët të shpallen kampionë bote pas 36 vjetësh.
Në ceremoninë e sontme, argjentinasi ishte i pranishëm për ta marrë këtë çmim.