Elezkurtaj: Nuk ka rritje të rasteve të reja me Covid-19 në Prizren

0
314

Ditëve të fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të të infektuarve nga COVID-19.

Por, në Prizren kjo nuk është duke ndodhur sipas drejtorit të QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, i cili ka thënë se gjendja është stabile.

“Situata me Covid 19 në komunën tonë është mjaftë stabile.Nga 13 qendra testimi në qytet dhe fshatra mbrenda javes kanë rezultuar vetëm 8 raste pozitive.
Janë marrë të gjitha masat qe të shtohet gadishmëria nga ekipet tona që të monitorohet
situata kur dihet se mundësia e rritjes së rasteve pozitive tani me ardhjen e mërgimtarëve dhe pushimeve verore do të jetë më e madhe.
Ne realisht ende jemi në pandemi prandaj përmbahuni të gjitha rekomandimeve të institucioneve shëndetsore”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here