Elezkurtaj: Ekipet tona mobile po testojnë fëmijët kundër Covid-19 edhe në shkolla

0
283

Ekipe mobile janë duke i testuar nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kundër COVID-19 pothuajse nëpër të gjitha shkollat e komunës së Prizrenit.

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar se institucioni që ai e drejton në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Drejtorinë e Arsimit kanë formuar ekipe mobile për testimin e nxënësve.

“Ekipet tona mobile testojnë fëmijët kundër covidit 19 në shkolla.
Pas rritjes se rasteve me covid 19 të fëmijëve nëpër shkolla QKMF Prizren në bashkëpunim me DKA dhe DKSH kanë formuar ekipe mobile për të bëre testimin e nxënsëve nëpër shkolla .
Ekipi mobil do të bashkëpunojë ngushtë me Task forcën që ka çdo shkollë dhe është duke menaxhuar situatën mirë.
Pres bashkëpunim nxënës, arsimtar dhe personel shëndetsorë.
Falenderojë drejtoreshën e Shëndetsisë Burbuqe Berisha dhe drejtoreshën e Arsimit Luljeta Veselaj për suportin.
Falenderojë prindërit dhe arsimtarët për bashkëpunimin”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here