Ekzekutohen pagesat nga platforma Superpuna për afro 2000 punëtorë

0
261

Superpuna ka njoftuar që është bërë ekzekutimi i pagesës për afro 2000 punëtorë të angazhuar përmes superpuna gjatë muajve shkurt dhe mars.

Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim:

– Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);

– Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;

– Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATKsë.

Rikujtojmë që subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin prill, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here