Në një moment të veçantë dhe plot emocione, në dasmën e Drinit dhe Elones, u prezantua për herë të parë kënga “Ekrem Rexha – Emrin tand e përjetsova”, një krijim artistik në nderim të figurës së Komandant Drinit, shkruan 04 Online.
Kënga u interpretua nga tenori i madh Kastriot Tusha, me muzikë të kompozuar nga Edmond Zhulali dhe tekst të Ramazan Çekës, dhe u mirëprit ngrohtësisht nga të pranishmit.
Kjo befasi, e organizuar nga Drini dhe Eki, ishte një falënderim për nënën e tyre dhe një përkujtim i krenarisë familjare, i shoqëruar nga bashkëpunimi i ngushtë me atdhetarin Veli Genc Berisha dhe Astrit Rexhën.
Mes emocioneve dhe atmosferës festive, të ftuarit si Arif Vladi, Vullnet Zhuniqi, Malësori, NRG Band dhe vetë Kastriot Tusha, i dhanë kësaj nate një tjetër dimension, duke e kthyer në një kujtim të paharrueshëm.
“Premierë: “Ekrem Rexha – Emrin Tand e Përjetsova”
Këngë e kënduar nga tenori i madh Kastriot Tusha,
me muzikë nga Edmond Zhulali dhe tekst nga Ramazan Çeka.
E krijuar në nderim të jetës dhe veprës së Komandant Drinit.
Kjo surprizë u organizua nga Drini dhe Eki, në një moment të paharrueshëm familjar – në dasmën e Drinit dhe Elones – për të përkujtuar me krenari figurën e tij, dhe për të falënderuar nënën tonë, që me dashuri dhe sakrificë na rriti dhe na bëri burra, ashtu siç do kishte dashur vetë Babi.
Një falënderim i veçantë për atdhetarin Veli Genc Berisha, dhe Astrit Rexhën, djalin e djalit të axhës së Komandant Drinit – të cilët, bashkë me ne, morën përsipër realizimin e kësaj kënge me përkushtim dhe profesionalizëm. Faleminderit që gjithmonë jeni në krahun tonë, me zemër të hapur dhe gatishmëri të plotë.
Respekt për të gjithë ju që ishit pjesë e kësaj nate, dhe në mënyrë të veçantë për:
Arif Vladin, Vullnet Zhuniqin, Malesorin, NRG Band dhe Kastriot Tushën.
Ju falënderojmë nga zemra që e bëtë këtë ditë të paharrueshme për ne!
Së shpejti edhe klipi në YouTube!
Drini E. RexhaEki RexhaHajrije Rexha Hari“, thuhet në njoftimin në faqen me emrin “Ekrem Rexha Komandant Drini“./04 Online