Efekti i Sindromit të Stokholmit dhe trukut-2021 në Kosovë!

0
550

Propaganda mashtruese se në Kosovë “ndryshimin e bëjnë të rinjtë” duke aluduar në moshën e atyre që garojnë në zgjedhje, ishte truku më i madhë që ju bë vendit që nga pas lufta.

Duke u treguar më “gjenial” se amerikanët, të cilët zgjodhën një 80 vjeqar për president, ne zgjodhëm një grumbullë infantilësh politik të cilën se kishin iden se çka janë institucionet dhe shteti, e të cilët as llogari bankare nuk kanë pasur, se për provoj mos të flasim.

Pas më shumë se 20 viteve, në kohën kur në Kosovën e dalur nga lufta dhe okupimi, filloj një klasë politike të krijoj provojë në rrethanat e reja demokratike, duke e shpallur shtetin e pavarur dhe duke krijuar për herë të parë institucine qeveritare që nuk dirigjohen nga Beogradi.

Mirpo “ndryshimi i madhë” që ndodhi më 2021, me ndihmën e propagandës dhe argatëve të Serbisë, e cila për 20 vite investoj në përçarje të popullit të Kosovës përmes lajmeve të rreme, duke shpifur e linçuar eksponent të politikës me theksë të veçant ish luftëtar të UÇK-së që ishin aktivë në jetën politike, Kosova pëson regres.

Sponzorizimi i “ndryshimit të madhë” nuk i shkoj huq Serbisë, ajo përkohsishtë largoj nga skene politike në Kosovë, disa nga eksponentët e politikës që vinin nga ish UÇK-së , disa duke i dërguar në Hagë e disa duke i dobësuar përkohsishtë në mbështetje, për ti pru në qeverisje adoloshent e neujugosllavë, të cilët po e rrezikojn gjithë atë që është arritur me shumë mund e sakrifica në vendin ton.
Pjesa dërmuese e atyre që filluan të mirren me politik dhe filluan ti japin kuptim jetës pluraliste në Kosovë pas luftës titanike të UÇK-së, ishin të moshës 25-30 vjeq, që sot mund të jenë 50-55 vjeq, pleq sipas trushpërlarve, me ndonjë priashtim!

Ata, me gjithë gabimet që kanë mund ti bëjn nga paprovoja, janë gjenerata politike e këtij vendi që i kanë dhën përgjigjen e merituar Serbisë, duke vendosur themelet e shtetit të Kosovës të cilin po e rrezikon regjimi aktual.

Argat të trukut-2021, kanë filluar të bëhen edhe disa prej atyre që jeta ju ka shkuar duke ja bartën “dujqit” të tjerve, dhe që po mendojn se ju ka ardhur dita, duke vrapuar për ta “shfrytëzuar” investimin që e ka bërë Serbia e që e shfrytëzoj me 2021 binomi Albin-Vjosa.
Kthimi i seriozitetit në institucione, çdo ditë po bëhet nevoj imediate, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet…!

Shkruan: Zafir BERISHA

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here