Ditën e martë temperaturat shënojnë një rritje të lehtë, por që mbetet ende mot i freskët me erëra të ftohta veriore, që frynë edhe mesatarisht të fuqishme 8-15m/s.
Do të ketë intervale, sa me vransira, sa me diell, e aty këtu paraqiten kushte për riga lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 16C, ndërsa ato maksimale shkojnë edhe deri në 24C e 26C.
Vranësira e intervale me diell parashihen edhe për ditën e mërkurë dhe të enjte, pa përjashtuar mundësi për riga lokale shiu, apo edhe ndonjë rrebesh shiu me bubullimë ditën e enjte.
Nga dita e premtë, mot më stabil, kryesisht me diell, me temperatura që shënojnë rritje deri në 27C e 28C, njofton Prishtina Weather.