E rëndë: Vajza 21-vjeçare nga Dragashi tenton t’i jap fund jetës, dërgohet pa vetëdije në spital

0
2759

Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Dragash, ku një vajzë ka konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve dhe për pasojë iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 21-vjeçare, e cila është dërguar pa vetëdije në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.

Posa Policia është njoftuar për rastin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast u kuptua se viktima fillimisht nuk kishte qenë në gjendje të mirë dhe më pas ka fjetur, por kur nëna e saj ka tentuar ta zgjojë nga gjumi, e njëjta ka qenë pa vetëdije.

Sipas të njëjtave burime, gjendja shëndetësore e vajzës nuk është stabile, por e njëjta po vazhdon të trajtohet nga ekipi mjekësor.

Me t’u mbledhur informacionet e para, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here