Policia e Norfolk, një qytet në Angli, ka njoftuar se ka shpërthyer papritur një bombë 250 kg e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.
Shërbimet dhe agjencitë e urgjencës kanë deklaruar një incident të madh pas zbulimit të pajisjes së madhe të pashpërthyer në një vendkalim lumi në qytet, ndërsa kanë treguar se ishin duke punuar për detonimin e saj.
Megjithatë, ata kanë njoftuar se pasditen e së premtes kishte pasur një “shpërthim të paplanifikuar”, por fatmirësisht askush nuk ishte dëmtuar.
Përmes një postimi në “Twitter”, autoritetet lajmëruam se bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore në Greaq Yarmouth ka shperthyer.
“Ky nuk ishte një shpërthim i planifikuar dhe ndodhi gjatë punës me djegie të ngadaltë për të detonuar eksplozivët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Duke dhënë detaje mbi bombën, sipas The Guardian, një kontraktor që ishte duke punuar kishte thënë se ishte rreth një metër e gjatë dhe me peshë rreth 250 kg.