Një vajzë ka shkaktuar panik dhe shqetësim në një aeroplan pasi refuzonte të qëndronte, duke thënë se një pasagjer nuk ishte i vërtetë.
Ajo ishte në një aeroplan të American Airlines, dhe sipas Daily Mail, reagimi i saj i çuditshëm që u bë viral thuhet se ndodhi teksa fluturimi ishte gati të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Dallas-Fort Worth në Teksas.
“Po ju them unë po iki dhe ka një arsye pse po largohem dhe ju mund ta besoni ose jo”, bërtiti ajo. “Por po të them tani se ai bastardi mbrapa nuk është i vërtetë”, theksoi ai.
Më pas ajo tregoi me gisht nga pjesa e pasme e avionit, duke bërë që pjesa tjetër e pasagjerëve të ktheheshin për të parë burimin e shqetësimit të saj.
“Mund të uleni në atë aeroplan dhe të vdisni me të ose jo. Unë nuk do ta bëj”, shtoi ajo përpara se të largohej.
Sipas Daily Mail, incidenti e shtyu fluturimin për rreth tre orë pasi të gjithë pasagjerët u detyruan të largoheshin nga avioni përpara se të hipnin sërish.