E paqartë se kur përfundon gjysmëvjetori nëpër shkolla

0
1819
Foto: Arkiva

Viti shkollor, ka dy kalendarë, një para e një pas grevës, që po krijon paqartësi se kur është data që përfundon gjysmëvjetori.

Në Sindikatën e Arsimit, thonë se nëse nuk ka takime për t’u sqaruar, mund të ketë mbyllje të gjysmëvjetorit në data të ndryshme.

As prindërit nuk e kanë të qartë këtë çështje. Derisa në Ministrinë e Arsimit, u deklaruan se do të vazhdohet me kalendarin e publikuar pas grevës për të gjithë ata që mësimin e kanë nisur nga 3 tetori.

Ndërkaq, sipas tyre nuk duhet të përsëritet metoda e thirrjeve për mosmbajtje të procesit mësimor, meqë paralajmërojnë se do i ndjekin rrugët ligjore./klankosova

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here