E hëna, ditë zie në Kosovë

0
193

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se në betejën e Kosovës për rend dhe ligj, do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës.

Kurti i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani dhe kolegë të te ndjerit, Afrim Bunjaku kanë vizituar familjen e tij për t’i shprehur ngushëllime.

“Pikëllimi është i thellë, dhembja është e madhe por edhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificën e Afrimit. Në betejën e Kosovës për rend, ligj dhe kushtetueshmeri, për siguri dhe për paqe, per të drejta dhe liri për te gjithë pa dallim kunder kriminelëve dhe terroristë të mbështetur politikisht, financiarisht, logjistikisht nga Serbia, do te ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës. Lavdi Afrim Bunjakut dhe të gjithë ne zotohemi që rrygën të cilën ai e ndriti me punën dhe angazhimin, por edhe sakrificën e flijimin, ne do ta vazhdojmë pa kompromis”, deklaroi Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here