Një burrë në Prizren është arrestuar nën dyshimin se ka vjedhur një llaptop, një orë dore, disa unaza ari dhe disa monedha metalike nga shtëpia e një burri tjetër.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës të cilët kanë njoftuar se i dyshuari ka pranuar se ka kryer vjedhjen.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Kjo ngjarje njoftohet të ketë ndodhur në rrugën “Sheh Emini” në Prizren.