Bekim Krasniqi, drejtor i Kompanisë “Agro Kosova Holding”, ka lajmëruar policinë për gjuajtje me armë zjarri në Suharekë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 21:20
Pas raportimit, patrullat policore ka dalë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë se lidhur me rastin, ende nuk dihet se prej nga është shtënë dhe me çka është shtënë.
“Patrullat kanë kontaktuar me ankuesin Bekim Krasniqi, i cili deklaron se ka dëgjuar të shtëna por nuk është i sigurt se prej nga është shtënë dhe me çka është shtënë. Patrullat kanë patrulluar në atë lokacion por deri më tani nuk kanë hasur në diçka të dyshimtë”, ka deklaruar Gashi.
Muaj më parë, Agjencia Kosovare e Privatizimit, kishte marrë vendim për lirimin e ndërmarrjes, Agro Kosova – Holding.
AKP ka vendosur ta marrë nën administrim këtë ndërmarrje, e cila kishte ndodhur me ndërhyrje të policisë. /Telegrafi/