Një burrë ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:40, në rrugën “Jonus Emre”, në Prizren.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kredie që kishte pasur viktima me të dyshuarin.
“I dyshuari nuk kishte përfillur masën e arrestit shtëpiak të shqiptuar nga gjykata”- thuhet në njoftimin e Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit- Prizren, ka njoftuar Policia.