Paulo Dybala po lidhet gjithmonë edhe më shumë me një transferim të mundshëm drejt Chelsea-t.
Së fundmi, Enzo Fernandez ka deklaruar se ka biseduar me bashkëatdhetarin e tij dhe e ka ftuar te “Blutë”.
“Kam biseduar me Paulon dhe i kam thënë të transferohet te Chelsea. Ai do të bënte diferencën, ka ende klas në këmbët e tij. Unë po shpresoj ende që ai të bashkohet me ne” – tha Fernandez.