Problemet fizike kanë rezultuar një nga problemet më të mëdha për Neymar prej kohës kur mbërriti te PSG në vitin 2017 nga Barcelona. Së fundmi, 31-vjeçari dëmtoi kaviljen dhe është i detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ndërsa sezoni aktual konsiderohet i përfunduar për O’Ney.
Braziliani në këtë formë do të humbasë edhe ndeshjen e rëndësishme ndaj Bayern Munich në Gjermani, edhe pse në fakt te PSG duhet të jenë mësuar me mungesën e sulmuesit në kompeticionin europian. Kështu, rezulton se gjatë këtyre viteve Neymar ka qëndruar jashtë fushe për plot 731 ditë, thënë ndryshe dy vite.
Sa i përket numrit të ndeshjeve, braziliani ka humbur deri më tani 104 ndeshje të PSG për shkak dëmtimi. Përkthyer në përqindje, Neymar ka humbur plot 37.5 të ndeshjeve në kalendarin e parizienëve teksa aspekti fizik është edhe një nga arsyet përse kryeqytetasit po tentojnë të lirohen nga sulmuesi sezonin e ardhshëm duke marrë parasysh edhe rrogën e 31-vjeçarit./SS