Dy policë janë sulmuar fizikisht nga një burrë në Prizren.
Rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë ia shqiptuan një gjobë për kundërvajtje në trafik. I dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit i dyshuari dhe zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.