Rënia e flokëve është një proces shumë normal që prek pothuaj çdo njeri, por nëse vini re se po humbni gjithmonë e më shumë flokë duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur.
Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të tillë si dietat drastike, shtat zënia, me no pauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike, çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i medikamenteve të caktuara, stresi dhe çrregullimet hor mo nale.
Si pasojë ndiheni më të plogësht, të lodhur dhe mund të shfaqni probleme me humorin. Sot do ju prezantojmë një trajtim natyral i cili parandalon rënien e flokëve dhe përshpejton rritjen e flokëve të rinj.
Së pasi duhet të blini një shampo me pH (Pehash) neutral ose thjesht përdorni një shampo për bebe. Zgjedhja e llojit apo markës është në dorën tuaj. Për këtë trajtim ju duhen 10 pika vaj esencial rozmarine ose vaj limoni dhe 2-3 kapsula vitaminë E.
Vaji i rozmarinës është një ndër vajërat bimorë më të mirë që mund të përdorni pasi nxit qarkullimin e gja kut në skalpin e kokës, çka ndikon në forcimin e flokëve.
Nëse nuk keni mundësi të gjeni vaj rozmarine, mund ta zëvendësoni me vaj limoni , i cili shquhet për vetitë e tij antiseptike dhe ju jep flokëve butësi dhe shkëlqim.
Pasi keni shtuar përkatësisht nga dy lugë gjelle me vaj rozmarine ose vaj limoni, shtoni në shampo dy ka ps ula vitaminë E dhe tundeni.
Vitamina E është e shkëlqyer pasi parandalon rënien e flokëve dhe i forcon ato. Kjo shampo duhet përdorur çdo dy ditë.
Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe masazhojeni për 10-15 minuta. Më pas shpëlani kokën me ujë të ftohtë. Brenda disa ditëve do të vini re ndryshimet e para dhe do të mbeteni të kënaqura si kurrherë më parë.