E pyetur se cila është gjuha e saj e parë ajo u shpreh “Gjuha shqipe, është gjuha ime e parë”. Ndërsa për frazën më të përfolur që familja e saj e përdor në shqip, ajo tha që ishte “Çka ka me hangër?”
Ajo ka zbuluar shumë gjëra nga turneu i saj Future Nostalgia, muzika, rutina dhe familja e saj.
Në rubrikën “Vogue”, “73 pyetje, këngëtarja ka treguar detaje edhe nga fëmijëria e saj. Për “Vogue” ajo ka pohuar se gjuha e parë që ka folur në jetë ishte gjuha shqipe dhe më pas mësoi anglishten.
Gjatë intervistës Dua ka rrëfyer edhe për lidhjet e saj të forta me vendin e origjinës. E vendosur në Angli në moshën 11-vjeçare, Dua u shndërrua nga vajza shqiptare që donte të quhej “Amber” dhe të dukej më angleze, në vajzën angleze që fliste shqip me një theks.
Gjithashtu Dua tregoi që pas çdo turneu ajo shkon te prindërit për të ngrënë gjërat e shijshme tradicionale shqiptare që nëna e saj i gatuan.