Driton Selmanaj takohet me Vedat Muriqin: Krenar me ty Vedat! Krenar me Prizrenin që rrit kampion si ti

0
108

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka takuar sulmuesin e njohur Vedat Muriqi në sheshin “Shatërvan”, me ç’rast e ka quajtur atë krenarinë e futbollit prizrenas dhe gjithë Kosovës, raporton 04 Online.

Selmanaj u shpreh se Muriqi është shembull i përkushtimit dhe suksesit që lind nga rrënjë të forta, duke theksuar se Prizreni është krenar që rrit kampionë si ai.

“Një kënaqësi e veçantë sot në Shadërvanin tonë të bukur, ta takoja Vedat Muriqin, krenarinë e futbollit Prizrenas dhe gjithë Kosovës! 🇽🇰⚽

Një djalë i thjeshtë, i përkushtuar, që me shumë mund dhe zemër të madhe ka arritur majat e futbollit botëror, pa harruar asnjëherë prej nga ka ardhur.

Vedati është shembulli më i mirë që kur rrënjët janë të forta, suksesi bëhet i paevitueshëm.

Krenar me ty, Vedat!

Krenar me Prizrenin që rrit kampion si ti🫶“, ka thënë Selmanaj./04 Online

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1267951651560438&set=a.453115349710743

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here