Se shqiptarët e kanë shpirtin e luftëtarit të vërtetë, këtë e ka dëshmuar edhe boksieri nga Prizreni, Drilon Thaçi.
Thaqi po vazhdon të shkëlqej në sportin e boksit në Itali.
Në kategorinë 75 kg, boksieri nga Prizreni ka befasuar dashamirët e këtij sporti, duke fituar tetë meqe radhazi deri në finalen e madhe në kampionatin shtetërorë të Italisë, shkruan 04 Online.
Ndonëse Driloni ishte më i mirë se kundërshtari i tij, Salvati Remo (ushtarak), gjyqtarët italian i dhan vendin e nënkampionit boksierit nga Prizreni. Gjithsesi, kjo vlerësohet një e arritur e madhe e Thaçit, duke marrë parasysh garën e madhe në shtetin italian./04 Online